24-11-2024

Abdixhiku e Selmanaj në Gjonaj dhe lagjen Arbana

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, po i vazhdon vizitat e tij nëpër qytete e fshatra të Kosovës. Këtë të mërkurë ishte në fshatin Gjonaj në Has dhe lagjen Arbana të Prizrenit.

Përkunder sfidave të përbashkëta, Abdixhiku tha se qytetarët në punën e tyre të përditshme nuk e humbasin asnjëherë shpresën për një jetë më të mirë. E këtë Abdixhiku zotohet se e ofron ai dhe ekipi i tij.

‘’Sepse nën udhëheqjen tonë, asgjë nuk vjen para mirëqenies së qytetarëve tanë! Sepse shpresa që kërkon ndryshimin gjithmonë e gjen rrugën – e Rruga e Re është rruga e vetme për Kosovën që duam’’, ka shkruar në Facebook. Abdixhiku shtoi se ‘’Anekënd Kosovës, e me çdo dorështrëngim, Lidhja jonë po forcohet. Rruga e Re po vjen, e me të po kthehet edhe shpresa për Kosovën’’.

Mund të jetë një imazh i 4 persona

Mund të jetë një imazh i 6 persona

Asnjë koment

Comments are closed.