26-11-2024

Abdixhiku i numëron 12 dështimet e Qeverisë Kurti

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në një konferencë për media e ka quajtur qeverinë Kurti si qeveria më e paaftë që ka pasur Kosova në një vjetorin e qeverisjes së saj.

Abdixhiku foli edhe për sulmet e zyrtarëve të qeverisë dhe pushtetit ndaj mediave duke e quajtur si sjellje të rrezikshme për sistemin demokratik në vend.

“Tendencat kontrolluese të një pushteti absolut janë përcjellur edhe me sulme ndaj medias së lirë. Kjo qeveri karakterizohet me mungesë transparence, në fakt qeveria luftën me mediat e ka zhvilluar në të gjitha frontet dhe me të gjitha mjetet e duke mos përjashtuar seancën solemne të 17 shkurtit kur mediat janë sulmuar me gjuhë të ashpër nga kryeministri Kurti. Kjo gjuhë vazhdon edhe sot nga zyrtarë të qeverisë të cilët mediat i konsiderojnë si ndërmarrje kriminale, dhe ky sulm kur vjen nga pushteti është e rrezikshme, fjalët në pushtet kanë peshë, ndonëse edhe ne në opozitë mund të kemi kritikë ndaj mediave ne nuk marrim të drejtën të sulmojmë mediat dhe t’i konsiderojmë ndërmarrje kriminale konsiderojmë që puna juaj është e drejtë është e shenjtë dhe është e domosdoshme për një Kosovë demokratike”, ka thënë Abdixhiku para gazetarëve.

Ai ka listuar 12 fusha të dështimeve të qeverisë Kurti e të cilën e ka titulluar “Një vit paaftësi”.

Ndërkaq dje, shefi i Stafit të kryeministrit Luan Dalipi ka sulmuar mediat duke i quajtur si kompani të kriminalizuara.

Ndaj kësaj deklarate të Dalipit ka reaguar Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës duke e konsideruar si shumë të rrezikshme dhe thirrje e hapur për linçim.

Dëshpërimi qytetar me një qeverisje të tillë, përtej zërit votues në zgjedhjet lokale të 17 tetorit e 14 nëntorit, është përcjellë dhe me largim masiv të qytetarëve tanë, të të rinjve e të rejave, profesionistëve e punëtorëve nga Kosova. Rreth 55% e qytetarëve tanë, konsiderojnë largimin nga Kosova; dhe ky fakt duhet të na shqetësojë të gjithë.

Asnjë koment

Comments are closed.