Abdixhiku: Kam marrë mesazh privat nga Vjosa Osmani
Kryetari i LDK’së Lumir Abdixhiku ka treguar nëse është uruar nga ish-nënkryetarja e LDK’së, Vjosa Osmani. Në Pressing te T7, Abdixhiku sqaroi se Osmani e uroi atë privatisht.
“Kam marrë mesazhe urimi prej spektrit vendor dhe ndërkombëtar. Kam marrë mesazh urimi nga ushtruesja e detyrës së presidentit, zonja Osmani”, tha Abdixhiku.
I pyetur nëse mori “mesazh privat” urimi nga Osmani, Abdixhiku u përgjigj me “po”.
“Kam marrë mesazh publik nga kryetari i VV’së z.Kurti, kam marrë mesazh privat prej kryetarit të AAK’së, kam marrë telefonatë të drejtpërdrejt prej z.Basha në Shqipëri”, shtoi Abdixhiku./GE
Lexo edhe:
Këto janë vendbanimet e rajonit të Prizrenit me rastet e reja me Covid-19