“Abdixhiku kryeministër, Kurti president, Krasniqi kryetar i Kuvendit”, Kelmendi flet për një rilindje politike
Gazetari dhe autori i Rubikon në Klan Kosova, Adriatik Kelmendi, ka shkruar për një rilindje të cilën e ka quajtur politike, e që sipas tij, do ta stabilizonte Kosovën.
Kësisoj, ai tha se Lumir Abdixhiku do të ishte kryeministër, Albin Kurti president dhe Memli Krasniqi kryetar i Kuvendit, raporton Klankosova.tv.
Kelmendi u shpreh se një zhvillimi të tillë, do të duhej t’i paraprinte një marrëveshje e gjerë politike.
Postimi i plotë:
Rilindja politike që do ta stabilizonte Kosovën, tash kur po shihet se Albin Kurti ka respekt për Lumir Abdixhikun dhe LDK-në e sheh si faktor për ecjen përpara të shtetit:
– Lumir Abdixhiku – Kryeministër i Qeverisë
– Albin Kurti – President i Kosovës
– Memli Krasniqi – Kryetar i Kuvendit, Bedri Hamza zv. kryeministër dhe ministër i Financave
Kësaj duhet t’i paraprinte një marrëveshje e gjerë politike e partive kryesore në vend për heqjen e sanksioneve të BE-së, thyerjen e bllokadës ndërkombëtare ndaj Kosovës, zhvillim të hovshëm ekonomik, përmbyllje e dialogut me Serbinë, përparim në proceset euroatlantike, qasje serioze ndaj procesit ne Hagë etj.
Secila votë e popullit është e vlefshme. Kështu do të respektohej vullneti i votuesve dhe zhvillimi i vendit.