Abdixhiku nga Krusha e Madhe: Asgjë s’e ngadalëson momentumin historik të LDK-së
Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka mbajtur takim në Krushë të Madhe. Aty ishin edhe kandidatët nga Prizreni.
Abdixhiku tha se edhe në Krushë të Madhe u bënë si një, teksa sipas tij, një gjë është e sigurt se nuk ka asgjë që e ngadalëson momentumin historik të LDK-së dhe ndryshimin që do ta sjellin me 9 shkurt.
“Një gjë është e sigurt: nuk ka asgjë që e ngadalëson momentumin historik të LDK-së, dhe ndryshimin që do ta sjellim me 9 shkurt”.