26-11-2024

Abdixhiku: Qeveria Kurti 2 tmerrësisht e dobët – më e keqja deri më tani

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka hedhur kritika ndaj Qeverisë Kurti 2.

Abxhidiku tha se kjo Qeveri e udhëhequr nga kryeministri, Albin Kurti, është shumë e dobët, gjersa ka shtuar se kjo është edhe më e keqja deri më tani.

“Qeveria “Kurti 2″ tmerrësisht e dobët – më e keqja deri më tani. Kjo Qeveri nuk ka mend”, tha ai në ATV.

Tutje, Abdixhiku ka kritikuar Kurtin dhe deputetët e tij lidhur me fushatën në zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë.

“Më mirë t’i kishin vizituar spitalet këtu sesa të bënin fushatë në Tiranë e Shkodër”, u shpreh ai.

Asnjë koment

Comments are closed.