25-11-2024

Abdullah Laçi, mësuesi që erdhi nga Shqipëria në Prizren për të punuar më 1942

Abdullah Laçi është njëri prej 500-600 mësuesve të parë të cilët erdhën për të punuar nga Shqipëria në Kosovë nga viti 1941 e tutje.

Ai punoi si mësues në fshatin Talinoc të Muhaxherëve në Ferizaj nga viti 1942.

Gazetari që jeton në Zvicër, Rexhep Rifati, ka shkuar te shtëpia e tij në Elbasan për t’ia festuar ditëlindjen e 100-të.

Në një lidhje direkte në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, Rifati ka treguar se si e ka gjetur vendndodhjen e mësuesit Laçi.

“Mësuesit e parë shqiptarë që erdhën nga Shqipëria në Kosovë – ardhja e tyre daton më 13 korrik 1941. Ata fillimisht erdhën në Prizren ngase ishte një nga qendrat kryesore të Kosovës”.

“Ndonëse jetoj në Zvicër, unë arrita t’i siguroj emrat e mbi 200 mësuesve që kanë punuar në Kosovë dhe paraprakisht mësova emrin e Selami Krekës i cili jetonte në Korçë dhe që ka ndërruar jetë para 1 viti në moshën 96-vjeçare”.

“Abdullah Laçi erdhi për herë të parë në një fshat Talinoc të Muhaxherëve të Ferizajt në vitin 1942. Isha kureshtar ta takoj drejtpërsëdrejti. Nga një elbasanas mësova se Abdullah Laçi e ka ditëlindjen më 1 mars”.

 

Asnjë koment

Comments are closed.