Abrashi: Komuna ka përfituar një grant prej 300 mijë euro për performacë
Kryesuesi i Kuvendit Komunal (KK) të Prizrenit, Artan Abrashi, ka njoftuar se falë performancës së mirë për vitin 2018-të, komuna e Prizrenit ka përfituar një grant prej 300 mijë eurosh nga një organizatë suedeze dhe MAPL në shumë rreth 303 mijë euro, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.
Ai këtë e ka bërë përmes një postimi në “facebook”.
“Në kohën kur kryeqyteti merret me asistencë teknike të Thaçit në negociata, komuna e Prizrenit pas performancës së mirë në vitin paraprak është shpallur fituese e Grantit të Performancës për vitin 2019 nga MAPL- DEMOS/SDC dhe Agjencia Suedeze për Bashkëpunim Zhvillimor Ndërkombëtar në vlerë 302,096 € për investime kapitale”, ka shkruar Abrashi.
Komuna e Prizrenit edhe më parë, ka përfituar grante për performacën e saj të treguar. /GazetaePrizrenit.net/