Abrashi: Në Bazhdarhane do ta anulojmë projektin për qendër tregtare të paralajmëruar nga Totaj
Artan Abrashi, kandidat për kryetar komune nga LVV, deklaron se do të anulojë projektin për qendrën tregtare që po përgatitet nga pushteti i kaluar i Totajt në Bazhdarhane. Në vend të tij, do të ndërtohen parkingje publike për qytetarët, duke ofruar zgjidhje për nevojat reale të Prizrenit, jo pazare politike.
Postimi i plotë i Artan Abrashit
Në Bazhdarhane do të anuloj projektin për qendër tregtare që pushteti i Totajt në ikje po përgatit. Në vend të saj, do të ndërtojmë parkingje publike për qytetarët, sepse Prizreni ka nevojë për zgjidhje, jo për pazare.
#ArtanAbrashi #105 #Prizreni365#Vetevendosje#Prizren