Abrashi: Po shkojmë drejt një situate që nuk i konvenon opozitës
Deputeti i VV-së, Artan Abrashi, u mor me opozitën në deklarimin e tij.
Tha se situata ku po shkojmë, nuk u konvenon partive opozitare.
“Po shkojmë drejt situate që nuk i konvenon opozitës. Vazhdim i qasjes bllokuese, e destruktive. Një qasje është duke krijuar pasoja për vendin tonë, paralizimi i jetës institucionale politike, nuk i duhet Kosovës”, tha Abrashi.
Ai kundërshtoi edhe opsionin për qeveri të unitetit kombëtar.