Abrashi: Vlashnja dhe Kobaj janë gati për fitoren e madhe me 12 tetor
Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi, ka zhvilluar takime me banorët e fshatrave Vlashnje dhe Kobaj, ku ka deklaruar se energjia dhe përkushtimi që po shfaqin qytetarët janë garanci për një fitore të madhe më 12 tetor, raporton Gazeta e Prizrenit.
Postimi i plotë i Artan Abrashit
Vlashnja dhe Kobaj janë gati!
Energjia dhe përkushtimi që po shfaqin banorët e këtyre fshatrave janë garanci se më 12 tetor do ta kemi një fitore të madhe. Ky mobilizim është dëshmi e besimit, e punës dhe e vullnetit për ndryshim.
#ArtanAbrashi#Prizreni365#Vetevendosje#Vlashnja#kobaj