25-11-2024

Acari, kjo është gjendja e rrugëve në Kosovë

Ministria e Mjedisit dhe Infrastrukturës ka njoftuar për situatën e rrugëve të Kosovës pas reshjeve të borës dhe të ftohtit që po mbretëron në vend.

“Ju njoftojmë se sipas informacioneve nga terreni, të gjitha rrugët Nacionale, Rajonale dhe Auto-udhët, janë të mirëmbajtura dhe të kalueshme per qarkullim rrugor.

Në disa segmente, si rezultat i reshjeve të fundit të borës dhe sidomos i erërave, përkatësisht në rrugën Kerpimeh-Bajgorë, ka ardhur deri te pengesat e përkohshme në rrugë, por është intervenuar dhe rruga është hapur per qarkullimin e automjeteve.

Ekipet tona janë në kujdestari 24 orëshe dhe janë duke intervenuar me hedhje të kripës dhe aktivitetet tjera të nevojshme për mirëmbjetjen e rrugëve, aty ku ka më shumë reshje që të bëhen të kalueshme dhe të sigurta, megjithatë një kujdes i shtuar në vozitje dhe përshtatja me kushtet atmosferike është e domosdoshme” thuhet në njoftim./IO

Asnjë koment

Comments are closed.