Aeroplani Hamburg – Prishtinë detyrohet të aterojë në Beograd
Aeroplani i kompanisë “Eurowings”, i linjës Hamburg-Prishtinë, u detyrua të bëjë ulje të natyrës urgjente në Beograd.
Deri tek ulja urgjente dyshohet të ketë ardhur pasi pilotët panë tym në kabinën e tyre.
Për pasojë 80 pasagjerë kanë mbetur duke pritur për tre orë në mjediset e aeroportit të Beogradit, shkruan MitrovicaSot. Ende nuk dihen detaje për seriozitetin e problemit teknik të aeroplanit dhe për shkakun e tij.