Aeroporti Kukësit-Nesër fluturimi i parë inaugurues (Video)
Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit “Zayed-Flatrat e veriut” është thuajse gati dhe nesër me datë 18 prill 2021 do të realizohet fluturimi i parë në një linjë direkte nga Londra për në Kukës, ndërsa paralajmërohet se fluturimet e rregullta do të nisin në muajin maj në drejtim të shteteve tjera si: Gjermanisë, Italisë, Zvicrës etj.
Një gjë të tillë e konfirmoi sot edhe kryeministri Rama, i cili ka publikuar në Facebook, një video të pamjes së jashtme të aeroportit.





