23-11-2024

Afrim Tejeci i bashkohet Nismës Socialdemokrate

Prej tash, Afrim Tejeci, kryetari i Odës së Ndërmarrësve e Zejtarëve të Prizrenit, ka aderuar në partinë  Nisma Socialdemokrate.

Kryetari i këtij subjekti politik,  Fatmir Limaj bashkë me disa foto në faqen e tij të ‘facebook-ut’ ka shkruar se me Tejecin do të jenë më të fuqishëm në Prizren dhe Kosovë.

“Ai do të kontribuojë në arritjen e objektivave tona. Nisma Socialdemokrate është kthyer në adresën me të besueshme ku çdo ditë na bashkohen personalitete të shquara të fushave të ndryshme”./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.