23-11-2024

Afro 20 mijë të prekur me Covid-19 në Kosovë

Që nga 13 marsi i këtij viti kur edhe u shënuan rastet e para me Covid-19 në Kosovë, janë testuar 94.456 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

19.842 persona kanë rezultuar pozitivë, ndërsa 681 prej tyre kanë vdekur.

 

15.520 pacientë janë shëruar ndërsa numri i rasteve aktive është 3.641.

 

“Numri total i rasteve pozitive është 19.842 raste nga 94.456 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 681 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 86 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.520 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.641”, ka njoftuar dje IKSHPK.

Si rrjedhojë e rritjes së numrit të rasteve, që nga e hëna në Kosovë do të hyjnë në fuqi masat e reja kundër përhapjes së virusit, të cilat përfshijnë kufizimin e orarit të punës për gastronominë e qendrat tregtare, orarin e qarkullimit për të moshuarit si dhe masa tjera.

Asnjë koment

Comments are closed.