25-11-2024

Agim Cana zbulon prapaskenën: Shqipërinë e zgjodhëm për 10 minuta

Në ekranin e SuperSport News u transmetua mbrëmjen e të hënës dokumentari ‘Lorik’, dedikuar kapitenit legjendar të Kombëtares Shqiptare, Lorik Canës.

Ish-qendërmbrojtësi debutoi me fanellën kuqezi në qershor të 2003-shit, në moshën 19-vjeçare, me humbjen 3-2 ndaj ZVicrës në transfertë dhe që atëherë u shndërrua në një pikë referimi në Kombëtare.

Asokohe pjesë e gjigantëve francezë të Paris Saint Germain, Cana kishte mundësi të luante edhe për përfaqësuese si ajo franceze apo zvicerane, por preferoi të veshë fanellën kuqezi, teksa babai i Lorikut, Agim Cana rrëfen si erdhi vendimi.

“Në fakt u deshën vetëm 10 minuta që Loriku të vendoste të luante për Shqipërinë. Ishte dëshira e tij dhe e jona që të vishte fanellën kuqezi dhe sapo na erdhi propozimi, pranuam menjëherë”, deklaroi Agim Cana.

Dokumentarin “Lorik” do të keni mundësi ta ndiqni nga dita e martë kanalin e DigitAlb në youtube./IO

Asnjë koment

Comments are closed.