Agim Musliu zbulon zinxhirin e BIA-s serbe në Kosovë
Eskperti i sigurisë, Agim Musliu ka përmendur tre emra të cilët i quan si zinxhir të BIA-s serbe që veprojnë në Kosovë. Një nga tre emrat është edhe Jelena Djukanoviq që tri ditë më parë u arrestua në veri të Kosovës me dyshimet për spiunazh. “Ky është një kanal i BIA-s në Kosovë, i zbërthyer sipas zinxhirit!
GAJTANOVIQ (BIA, Serbia)
⬇️
VLAJIQ (Kosovo, north ilegal structures)
⬇️
DJUKANOVIQ (Kosovo, OSCE )
Dhe kjo është e zbërthyer me argumente, e me fakte, e me institucione palë e palë!
Te tjerat jo që nuk dihen, por nuk janë ende të zbërthyera për të gjitha institucionet. Kur dikush arrestohet për spiunazh, duhet të kuptohet se hetimi për të ka nisur së paku një vit më parë nga prokurori, e së paku, 3 vjet më parë nga inteligjenca”, shkruan Musliu në njoftim./Indeksonline/