Agnesa Sinanaj nga AAK siguron edhe një mandat në Kuvendin e Prizrenit
Kandidatja për anëtare të Kuvendit të Prizrenit nga AAK, Agnesa Sinanaj-Gavazaj, do të jetë sërish anëtarë e Kuvendit Komunal edhe në përbrjen e re, përcjell Gazeta e Prizrenit.
Sipas burimeve brenda AAK-së, ajo ka arritur të sigurojë ulëse pasi është femra më e votuar në radhët e këtij subjekti me mbi 200 vota.
Mbështetur në rezultatet e publikuara nga KQZ, nga numërimi i 97 % të votave, apo 214 vendvotimeve, del se AAK është në vendin e katërt pas VV-së, PDK dhe LDK-së. Ky subjekt ka marrë 3.356 vota apo 6.25 %. Kjo kuotë ia siguron tri vende, garanton tri vende, ndërkohë që pas numërimit të votave me kusht gjasat janë edhe për një ulëse.
AAK në mandatin e kaluar kishte fituar katër ulëse, por më vonë këtij subjekti iu bashkuar edhe Alush Shala, që pat aderuar nga PDK.