Akili mbyll aventurën në gjysmëfinale, do të luftojë për të bronztën
Xhudisti, Akil Gjakova, u ndal në gjysmëfinale të garave në LO Paris 2024, por jo edhe drejt ëndrrës – medalje olimpike.
Ai luftoi si luan, por në shënim të artë u mund nga Hidayet Heydarov i Azerbajxhanit.
Akili do të luftojë për medaljen e bronztë me japozenin Hashimoto. Lufta nis rreth orës 18:10.
FORCA AKIL! Suksese!/ Gazeta e Prizrenit