AKP shpall për qiradhënie pesë pompa të derivateve
Shpallja publike është e hapur që nga dita e sotme (datë 26.07.2024), ndërsa dorëzimi do të bëhet me datë 09.08.2024 prej orës 10:00 – 12:00 në zarf të mbyllur për secilën njësi veç e veç në zyrën rajonale të AKP-së në Prishtinë. Hapja e ofertave dhe publikimi i çmimeve bëhet 15 minuta pas dorëzimit, pra duke filluar prej orës 12:15. Ofertat përmes faksit ose postës elektronike nuk do të pranohen.
Periudha e qiradhënies është për 2 vite me mundësi vazhdimi. Gjithashtu parashihet edhe ndërprerja e saj në rast të privatizimit. Ofertat bëhen në mënyrë individuale për secilën njësi veç e veç dhe me zarf të mbyllur (një zarf – një ofertë për një njësi), dorëzohen në Zyrën Rajonale Prishtinë, ashtu siç është e cekur në shpallje.
Në rastet e qiradhënies në vlera mbi 1,000 €uro mujore, para nënshkrimit të kontratës do të kërkohet nga ofertuesi fitues të sjellë garancionin bankar (jo letër zotimi nga banka) apo garancionin e lëshuar nga Kompania e licencuar e Sigurimeve.
Për dorëzimin e ofertës duhet të përdoret Formulari për Dorëzimin e Ofertës, i cili mund të merret në Zyrat Rajonale respektive siç është theksuar në shpallje, apo të shkarkohet nga ueb-faqja: www.pak-ks.org. Kriteri për përzgjedhjen e ofertuesit fitues të njësive përkatëse do të jetë çmimi i ofertës më të lartë.
Të dhënat e detajuara për pronat lëndë e ofertës mund të merren në Zyrat Rajonale në Prishtinë, varësisht për çfarë aseti interesoheni.
Për më shumë informata për secilin aset të ofruar për qiradhënie në këtë shpallje, klikoni në faqen e internetit të AKP-së: www.pak-ks.org ku në rubrikën Shpallje gjinden listat e aseteve që do të lëshohen në shfrytëzim, konkretisht në linkun në vijim: https://www.pak-ks.org/page.aspx?id=1,35