AKP shpall shitjen e re të aseteve përmes likuidimit numër 55
Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) zyrtarisht ka shpallur shitjen e 52 aseteve të ndërmarrjeve shoqërore, të cilat paraqesin një mundësi të shkëlqyer për zgjerim të biznesit apo iniciativa të reja biznesore.
Vala e shitjeve është aprovuar në Bordin e Drejtorëve, ndërsa AKP-ja i ka njoftuar paraprakisht të gjitha komunat përkatëse se këto asete të ndërmarrjeve shoqërore do të privatizohen dhe ka shpallur njoftimin për tender në faqen e saj të internetit www.pak-ks.org dhe në mediat e shkruara dhe ato elektronike.
Ofertat e mbyllura për njësitë/asetet që janë në shitje përmes shitjes së aseteve me likuidim nr.55 duhet të dorëzohen në “Sallën e konferencave – Hoteli Grand”, në Prishtinë më datën 15 qershor 2022, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, të shoqëruara edhe nga depozita e ofertës dhe tarifa për paraqitjen e ofertës, ashtu siç është parashikuar për secilin artikull.
Hapja e ofertave do të bëhet po të njëjtën ditë, duke filluar nga ora 12:30.