Aksident, dyshohet se një mërgimtar është aksidentuar në Serbi
Një mërgimtar na ka njoftuar për një aksident në të cilin dyshohet se është përfshirë një veturë e një mërgimtari, me targa gjermane, që po vinte në Kosovë, raporton Gazeta e Prizrenit.
Sipas tij, pas aksidentimit me vetura është hedhur nga rruga. Aksidenti ka ndodhur, sot në territorin e Serbisë rreth 5 km afër kufirit me Merdaren.
Nga Policia ende nuk ka njoftim zyrtar.
Ndërkaq, pritjet për të hyrë në Kosovë janë 30 minuta.