17-03-2025

Aksident fatal në Carralevë, humb jetën një person nga Suhareka

Një person ka humbur jetën si shkak i një aksidenti me fatalitet, qe ndodhi para pak orësh në Carralevë, raporton Gazeta e Prizrenit.

Policia njoftoi se rreth orës 18:30 policia e Rajonit të Prizrenit është njoftuar për një aksident Trafiku në Carralevë.

Rastin konfirmoi , zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili tha se aksidenti ka ndodhur në mes një veture dhe autobusi.

“Me datë 12.02.2025, rreth orës 18:25 nga policia në Ferizaj, policia e Rajonit të Prizrenit është njoftuar për një aksident Trafiku në Carralevë. Aksidenti ka ndodhur në mes një veture dhe autobusi. Menjëherë janë thirrur të gjitha ekipet e nevojshme për të dal në vend ngjarje. Rreth orës 19:00 nga Patrulla policore e trafikut Rajonal-Prizren është marr informatë se aksidenti është me fatalitet dhe se ka humbur jetën J. G., mashkull i moshës rreth 42 vjeç nga Suhareka. Në vend ngjarje janë të gjitha ekipet përgjegjëse si dhe eprore te Stacionit Policor Suharekë dhe të Trafikut Rajonal-Prizren”, tha Bytyqi. / Gazeta e Prizrenit /

 

Asnjë koment

Comments are closed.