Aksident fatal në një fshat të Prizrenit, një i vde*kur dy të lënduar
Një aksident i rëndë ndodhi në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në Pouskë të Prizrenit.
Si pasojë ka humbur jetën një vajzë 19-vjeçare, derisa dy persona të tjerë janë lënduar, raporton Gazeta e Prizrenit.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
“Sot me date 18.05.2025 rreth orës 04:19 policia ka marre informatë për një aksident në fshatin Pouskë. Në automjet kanë qenë tre persona, dy nga ta meshkuj dhe një femër. Personi i gjinisë femërore si pasojë e lëndimeve të rënda ka vdekur, ndërsa dy të tjerët njëri ka pësuar lëndime të rënda, e tjetri lëndime të lehta trupore”.
“Ne vendngjarje kanë dalë ekipet e njësisë së trafikut rajonal, emergjenca, zjarrfikësit, hetuesit dhe prokurori kujdestar”, tha Bytyqi.