Aksident fatal në rrugën Carralevë – Komoran, vd*es një person
Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën Komoran – Carralevë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 19:30, kemi pranuar informatën se në rrugën Komoran- Carralevë , ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar pesë persona njëri nga të cilët ka vdekur. Vdekja e viktimës (mashkull) është konstatuar nga ekipi mjekësor në Shtëpinë e Shëndetit në Komoran” është shprehur Ahmeti

Personat tjerë të lënduar janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, tha ajo./Indeksonline/

