22-03-2026

Aksident fatal: Një i vdekur në Piranë në magjistralen Prizren-Gjakovë

Sot, rreth orës 18:30 në fshatin Piranë të Prizrenit, në magjistralen Prizren – Gjakovë një këmbësor i moshuar është shkelur për vdekje, raporton Gazeta e Prizrenit.

Sipas informatave të para, një këmbësor është goditur nga një veturë gjatë tentimit për të kaluar rrugën.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi konfirmoi për portalin Gazeta e Prizrenit se si pasojë e lëndimeve të rënda trupore, këmbësori D.H., mashkull rreth 81-vjeçar, ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, gjë e cila është konstatuar nga ekipi mjekësor emergjent.

Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është ndaluar për procedura të mëtejme, raporton Gazeta e Prizrenit.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Policia është duke vazhduar hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./Gazeta e Prizrenit.

Lexo edhe:

Asnjë koment

Comments are closed.