18-11-2025

Aksident i rëndë në autostradë – segmentin Prizren-Suharekë, dyshohet për një të vde*kur 

Dyshohet se një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova”, drejtimi Prizren-Suharekë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.

“Rreth orës 11:40, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë drejtimi Prizren-Suharekë kilometri i 32-të. Në aksident është përfshirë një veturë dhe dyshohet se një person është pa shenja jete dhe një tjetër ka pësuar lëndime”, tha ai.

Asnjë koment

Comments are closed.