Aksident i rëndë në një fshat të Prizrenit – Lëndime të rënda trupore pas përplasjes mes veturës dhe motoçikletës
Prizren, 31 maj 2025 – Një aksident trafiku me pasoja të rënda ka ndodhur sot rreth orës 18:15 në rrugën “Besim Shala” në fshatin Grazhdanik të Prizrenit. Përplasja mes një veture dhe një motoçiklete ka shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe lëndime serioze trupore, raporton Gazeta e Prizrenit.
Ngasësi i motoçikletës, për shkak të gjendjes së tij kritike, është dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë për trajtim të specializuar mjekësor. Sipas mjekut kujdestar në Spitalin e Prizrenit, gjendja e tij mbetet e rëndë.
Njësitet rajonale të trafikut të Policisë së Kosovës në Prizren kanë dalë menjëherë në vendngjarje, duke nisur hetimet për të sqaruar rrethanat që çuan në këtë ngjarje tragjike, raporton Gazeta e Prizrenit.
Referuar informacioneve te portalit, aksidentit ka ndodhur kur vozitësi i veturës “VW Golf”, G. Sh, 17 vjeçar, që po lëvizte nga drejtimi i Grazhdanikut, kur arriti te kryqëzimi me rrugën që lidhet me fshatin Atmaxhë, përplase me motoçiklistin, që vinte nga ajo anë.
Policia apelon fuqishëm tek të gjithë drejtuesit e mjeteve dhe pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e komunikacionit për të parandaluar aksidente të tilla dhe për të ruajtur sigurinë e të gjithëve në rrugë.
Lexo edhe:
Detaje për vrasjen e Binak Kabashit nga Hasi në Podgoricë, familjarët thonë se djali është viktimë e pafajshme
Zëdhënësi i Policisë në Prizren, Shaqir Bytyqi, e konfirmoi rastin për portalin Gazeta e Prizrenit dhe kërkoi kujdes maksimal nga qytetarët.