17-05-2025

Aksident i rëndë në Landovicë, kamioni godet këmbësoren, e reja përfundon në spital

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Prizren–Gjakovë, përkatësisht në fshatin Landovicë, ku një vajzë ka pësuar lëndime të rënda trupore, pasi u godit nga një shenjë trafiku e rrëzuar nga një kamion.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se aksidenti ndodhi më 16 maj 2025, rreth orës 07:30, kur një kamion Mercedes Actros me targa maqedonase, ngjyrë gri, i drejtuar nga C.B, rreth 28-vjeçar, humbi kontrollin në hyrje të fshatit Landovicë për shkak të mos përshtatjes së shpejtësisë.

Si pasojë, rimorkio e mjetit del nga rruga në anën e djathtë, duke goditur një shenjë trafiku (vend ndalje për autobusë), e cila më pas përplaset mbi një këmbësore që ndodhej në hapësirën e pritjes për autobusë.

Viktima, një vajzë e re e identifikuar si Q.K, rreth 22-vjeçare, ka pësuar lëndime të rënda trupore. Ajo është transportuar me urgjencë nga autoambulanca në Spitalin e Prizrenit, ku është hospitalizuar në repartin e kirurgjisë. Sipas mjekut kujdestar, ndonëse me lëndime të rënda, ajo është jashtë rrezikut për jetë.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili  ka dhënë urdhër që shoferi të ndalohet në qendrën e mbajtjes.

Rasti është hapur për hetime të mëtejshme,

Asnjë koment

Comments are closed.