Aksident i rëndë në Prizren: Një person në rrezik për jetën pasi u godit me derën e veturës
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth orës 12:40 në rrugën Zahir Pajaziti në Prizren, ku një këmbësor me trotinet ka pësuar lëndime të rënda dhe është në rrezik për jetën,
Sipas informacioneve ekskluzive, i lënduari është E.B, 36 vjeçar, i cili ishte duke lëvizur me trotinet në shiritin e rezervuar për biçikleta, kur u godit nga dera e hapur e një veture në lëvizje, raportoi Gazeta Sinjali.
Vozitësi i veturës tip VW Golf 5, me ngjyrë të zezë, ishte E.H., ndërsa dera e pasme e djathtë u hap papritur nga pasagjeri i veturës, M. H, rreth 58-vjeçar, pa u siguruar për sigurinë në trafik.
Si pasojë, 36-vjeçari u përplas direkt me derën, u rrëzua në trotuar dhe mori lëndime të rënda trupore. Menjëherë pas aksidentit, vetë drejtuesi dhe pasagjeri e transportuan viktimën në Urgjencë, ku më pas u dërgua me autoambulancë në QKUK-Prishtinë për trajtim të specializuar.

Me urdhër të Prokurorit Kujdestar, i dyshuari M. H është ndaluar dhe rasti është iniciuar si “Aksident trafiku me lëndime të rënda (rrezik për jetën)”.
Hetimet janë duke vazhduar për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.
P. S Foto nga arkivi
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.