Aksident me lëndime të lehta në Prizren
Një aksident trafiku ka ndodhur ndërmjet dy automjeteve me targa vendore.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur në rrugën “Ismajl Kryeziu”, në transitin Prizren-Gjakovë.
“Përveç dëmeve materiale si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar një pasagjer mashkull K/Shqiptar”, thuhet në raportin e Policisë.
I lënduari ka marrë tretmanin mjekësor në spitalin e Prizrenit, ku pas tretmanit mjekësor është liruar ./GazetaePrizrenit.net