Pesë persona, dy prej të cilëve femra të mitura janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur në Prizren, ku janë përfshirë tri automjeteve me tabela vendore, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.
Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Ismajl Kryeziu”, në Prizren, gjegjësisht në aksin Prizren-Arbanë, të magjistrales në drejtim të Gjakovës.
Sipas policisë, si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar njëri nga vozitësit si dhe katër (4) bashkudhëtarë në automjetet e ndryshme, dy meshkuj dhe dy femra (moshë e mitur).
Personat e lënduar kanë marrë tretman mjekësor në spitalin rajonal të Prizrenit, ku pas tretmanit njoftohet se janë liruar. /GazetaePrizrenit.net/