20-09-2024

Aksident në autostradë në hyrje të Prizrenit (VIDEO)

Një aksident ka ndodhur para pak minutash në autostradën ‘Ibrahim Rugova’ saktësisht në hyrje të Prizrenit.

Sipas pamjeve të siguruara të Indeksonline, një veturë është rrokullisur në mes të rrugës.

Ende nuk është bërë e ditur nëse ka persona të lënduar nga ky aksident.

Më poshtë mund të shihni videon./Indeksonline/

 

Asnjë koment

Comments are closed.