20-09-2024

Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasdite në autostradën “Ibrahim Rugova”, në segmentin Prizren-Suharekë, raporton Gazeta e Prizrenit.

Dyshohet se bëhet fjalë për vetaksident.

Nga lexuesit e portalit njoftohet se vozitësi i veturës është dërguar në spital, por nuk dihet gjendja shëndetësore e shoferit dhe pasagjerëve.

Siç shihet në foto një veturë ka pësuar dëme materiale të konsiderueshme.

Policia ende nuk ka dhënë informacione për rastin.

Asnjë koment

Comments are closed.