Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, pesë të lënduar
Një aksident komunikacioni ka ndodhur në Autostradën “Ibrahim Rugova”. Në këtë aksident janë përshirë dy automjete me ç’rast janë lënduar 5 persona.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka thënë për Indeksonline se aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:00.
Deklarata e Hoxës:
Me datë 11.04.2022 rreth orës 17:10, ne Autostradën ” Ibrahim Rugova” në km e 40 të, është shkaktuar një aksident trafiku ku janë te përfshira dy automjete. Pesë (5) persona raportohen te jene lënduar”. / IO