12-10-2025

Aksident në Duhël të Suharekës, dëme të mëdha materiale nuk dihet për të lënduar

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Duhël të Suharekës, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale dhe bllokim të përkohshëm të njërës korsi të rrugës.

Në pamjet që ka siguruar Gazeta Sinjali, shihet një veturë me pjesën e përparme të dëmtuar rëndë, ndërsa mbeturinat e aksidentit janë shpërndarë përgjatë rrugës.

Aksidenti ka ndodhur në një segment të rrezikshëm në një urë, ku shihen dëmtime edhe në barrierat mbrojtëse anësore.

Për momentin nuk ka informacione zyrtare për të lënduar, ndërsa Gazeta Sinjali ka kontakuar me Policinë e Kosovës dhe është në pritje të përgjigjies zyrtare.

Asnjë koment

Comments are closed.