17-05-2025

Aksident në Landovicë të Prizrenit, lëndohet një e mit*ur

Një aksident me pasoja për një këmbësore të mitur ka ndodhur në mëngjesin e 16 majit në fshatin Landovicë të Prizrenit.

Policia ka arrestuar një shtetas të Maqedonisë së Veriut, i cili dyshohet se nga pakujdesia, duke drejtuar një mjet me rimorkio, ka goditur një shenjë të komunikacionit.


 

Për pasojë, tabela e rrëzuar ka goditur një këmbësore femër kosovare e mitur, e cila ka pësuar lëndime trupore. E mitura është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit, ku aktualisht po merr kujdesin e nevojshëm.

Shoferi i dyshuar është ndaluar nga policia dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

 

Asnjë koment

Comments are closed.