16-09-2024

Aksident në Prizren, tre të lënduar

Në Prizren ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë dy automjete të udhëtarëve me targa vendore.

Njëra prej drejtuesve ka qenë femër  (shqiptare). Sipas raportit të policisë rasti ka ndodhur dje pasdite rreth orës 17:30, por nuk saktësohet lokacioni, pos qytetit.

“Si pasojë e aksidentit për veç dëmeve materiale, lëndime kanë pësuar dy pasagjerët meshkuj K/Shqiptar dhe drejtuesja e automjetit femër”, bën të ditur policia.

Të lënduarit kanë marrë tretman mjekësor, ndërsa drejtuesja e automjetit ndalet në spitalin e Prizrenit për t’iu përcjell gjendja e saj shëndetësore./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.