24-11-2024

Aksident në Prizren: Vetura godet dy motoçiklistë, me lëndime të rënda dërgohen në spital

Mosrespektimi i rregullave në komunikacion pothuajse çdo ditë po shkakton dhjetëra aksidente trafiku me lëndime. Jo rrallëherë këto raste po përfundojnë me lëndime të rënda, apo edhe me fatalitet, raporton Gazeta Sinjali.

Një aksident trafiku ka ndodhur edhe mbrëmë në rrugën “Ekrem Rexha” të Prizrenit, ku një veturë ka goditur dy motoçiklistë dhe për pasojë dy persona kanë pësuar lëndime të rënda trupore.

Burime brenda Emergjencës kanë bërë me dije se dy shoferët e motoçikletave kanë marrë plagë serioze dhe janë dërguar me urgjencë në spital, por njëri prej tyre më pas është transferuar në QKUK.

Ndërsa shoferi i veturës, një 20-vjeçar (emër i njohur për redaksinë) që dyshohet se ka shkaktuar aksidentin është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe ndërmarrjen e veprimeve hetimore për të zbuluar rrethanat në të cilat ka ndodhur rasti./GazetaSinjali/gohen në spital

Mosrespektimi i rregullave në komunikacion pothuajse çdo ditë po shkakton dhjetëra aksidente trafiku me lëndime. Jo rrallëherë këto raste po përfundojnë me lëndime të rënda, apo edhe me fatalitet, raporton Gazeta Sinjali.

Një aksident trafiku ka ndodhur edhe mbrëmë në rrugën “Ekrem Rexha” të Prizrenit, ku një veturë ka goditur dy motoçiklistë dhe për pasojë dy persona kanë pësuar lëndime të rënda trupore.

Burime brenda Emergjencës kanë bërë me dije se dy shoferët e motoçikletave kanë marrë plagë serioze dhe janë dërguar me urgjencë në spital, por njëri prej tyre më pas është transferuar në QKUK.

Ndërsa shoferi i veturës, një 20-vjeçar (emër i njohur për redaksinë) që dyshohet se ka shkaktuar aksidentin është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe ndërmarrjen e veprimeve hetimore për të zbuluar rrethanat në të cilat ka ndodhur rasti./GazetaSinjali/

Asnjë koment

Comments are closed.