Në Rahovec raportohet për një aksident trafiku në mes të dy veturave, e ku ka pësuar një këmbësor.
Në raportin e policisë, thuhet se si pasojë e aksidentit lëndime trupore dje ka pësuar këmbësori, një fëmijë (femër) shqiptare shtetase e Shqipërisë, e cila është në tretman mjekësor në QKUK.
“Në lidhje me rastin ngasësi i veturës që fillimisht e ka shkaktuar aksidentin, mashkull K/Shqiptar me vendim të prokurorit ndalohet në mbajtje”, thuhet në raportin policore pa dhënë hollësi të tjera se në cilën pjesë saktësisht ka ndodhur aksidenti./GazetaePrizrenit.net/