11-12-2025

Aksident në rrugën Gjakovë – Prizren, Policia: Një person është dërguar për trajtim mjekësor

Një aksident trafiku ka ndodhur sot, rreth orës 15:40 në fshatin Xerxë, saktësisht në rrugën Gjakovë-Prizren, raporton Gazeta Sinjali.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, ku përveç dëmeve materiale një person është dërguar për trajtim mjekësor.

Aksidentin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Asnjë koment

Comments are closed.