Aksident në Suharekë, humb jetën një person
Në rrugën rajonale Prizren-Suharekë, në orët e para të mëngjesit të sotëm, ka ndodhur një vetaksident me fatalitet, në të cilin ka humbur jetën një person, shkruan “Gazeta e Prizrenit”.
Në komunikatën nga policia, njoftohet rast ndodhi në hyrje të Suharekës, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident viktima ka ndërruar jetë, ndërkaq vdekjen e ka konstatuar ekipi i emergjencës së Suharekës në vendin e ngjarjes.
“Nga hetimet e para të bëra në vendngjarje nga hetuesit e njësisë së trafikut rajonal, bëhet e ditur se si shkaktar i aksidentit dyshohet të ketë qenë pakujdesia e drejtuesit të veturës duke mos përshtat shpejtësinë e lëvizjes ndaj kushteve dhe rrethanave te rrugës”, thuhet në komunikatë.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në mjekësinë ligjore për obduksion.