24-11-2024

Aksident në Suharekë, katër të lënduar

Një person është vetaksidentuar, ndërsa si pasojë katër persona janë lënduar mbrëmë në fshatin Maçitevë të Suharekës, transmeton “GazetaePrizrenit.net”.

“Raportohet se i dyshuari mashkull K-Shqiptar, rreth orës 21:00. përderisa ishte duke lëvizur me veturë, nga pakujdesia është vetë aksidentuar. Me këtë rast lëndime trupore kanë pësuar drejtuesi dhe tre pasagjerë”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Pas pranimit të tretmanit mjekësor, të lënduarit janë liruar. /GazetaePrizrenit.net/.

Asnjë koment

Comments are closed.