19-09-2024

Aksident: Rrokulliset vetura me pesë persona në afërsi të Sllatinës, dyshohet për të vdekur 

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në afërsi të Sllatinës, nga ku dyshohet se ka edhe të vdekur.

Sipas policisë vetura është rrokullisur dhe brenda saj kanë qenë pesë persona.

“Menjëherë policia ka reaguar ne lokacion dhe janë njoftuar ekipet tjera emergjente dhe zjarrfikësit. Sipas informatave fillestare dyshohet se përveç lëndimeve të rënda trupore raportohet edhe për pasoja fatale në këtë rast. Autoritetet ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë hetime, përderisa për detaje do te njoftoheni pas raportimeve shtese nga zyrtaret nga vendi i ngjarje”, tha zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha për Gazetën Insajderi.

Asnjë koment

Comments are closed.