Aksident trafiku me lëndime të rënda në Suharekë
Një aksident trafiku me lëndime të rënda,ka ndodhur mbrëmë rreth orës 18:00 në Suharekë.
Siç raportohet të përfshira kanë qenë një automjet i udhëtarëve me drejtues mashkull K/Shqiptar dhe një këmbësor mashkull K/Shqiptar.
“Si pasojë e aksidentit, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe pas ndihmës mjekësore i njëjti është dërguar për mjekim të mëtutjeshëm në QKUK”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë. /GazetaePrizrenit.net/