Sot në mëngjes, policia ka marr informatën se ka ndodhur një aksident trafiku në magjistralen Suharekë-Prizren, konkretisht në fshatin Grejkovcë ku në aksident janë të përfshirë dy vetura civile.
Në njërën veturë civile kanë qenë tre zyrtar policor të Stacionit Policor Prizren Veri, të cilët me uniform por me automjet privat ishin rrugës për në punë, për të marr detyrën.
Si pasojë e aksidentit, tre zyrtarët policor kanë pësuar lëndime trupore, njëri nga ata lëndime të rënda por jashtë rrezikut për jetë, ndërsa nga pala tjetër nuk kishte të lënduar.
Policia ka bërë shikimin e vendit të ngjarjes ndërsa të lënduarit janë dërguar në spitalin rajonal të Prizrenit, ku njëri prej të lënduarve që ka lëndime të rënda do të qëndroj në Spital për trajtim të mëtutjeshëm./IndeksOnline/