Policia njoftoi sot, me datë 11.02.2025, rreth orës 15:55 është raportuar një aksident trafiku në rrugën Prizren-Suharekë, konkretisht në Fshatin Gjonovc, ku ishin të perfshira dy automjete, një kamion i rëndë dhe nje kamionet, përcjell Gazeta e Prizrenit.
Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar dëme materiale dhe së paku tre persona kanë pësuar lëndime trupore, dy prej tyre lëndime të rënda.
Zëdhënësi i Policisë, Shaqir Bytyqi konfirmoi per portalin Gazeta e Prizrenit. se njëri nga të lënduarit ndodhet në gjendje rreziku për jetë.
Policia është duke hetuar aksidentin, është njoftuar edhe prokurori kujdestar. Rruga për momentin ende është e bllokuar./ Gazeta e Prizrenit.