Sipas burimeve të sigurta të Gazetës Sinjali, në aksident janë përfshirë një veturë VW Tiguan me targa AB-856-NG, e cila drejtohej nga Ylli Tali, rreth 46-vjeçar dhe një kamion i tipit Mercedes me targa AB-480-JT, që drejtohej nga Kristal Korbi, rreth 36-vjeçaar, nga Shqipëria.
Si pasojë e përplasjes, Xhensila Xixa, rreth 32-vjeçare, pasagjere në veturën Tiguan, me banim në Fushë-Krujë, ka humbur jetën në vendin e ngjarjes. Mjeku kujdestar që ka dalë në vendngjarje ka konstatuar vdekjen e saj.
Ndërkohë, shoferi i veturës Ylli Tali dhe pasagjerja tjetër, Lavdi Xixa, rreth 36-vjeçar, janë dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku janë duke u trajtuar në emergjencë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të Policisë së Kosovës dhe prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Hetimet për shkaqet e aksidentit janë duke vazhduar.