24-11-2024

Aksidentet fatale: 23 persona të vdekur për tre muaj në Kosovë

23 persona kanë humbur jetën në aksidente trafiku gjatë tre muajve të parë të këtij viti.

Ndërsa në periudhën e njëjtë (janar-mars) të vitit 2022 nga 22 aksidente fatale të ndodhura jetën kishin humbur 27 persona, transmeton IndeksOnline.

Të dhënat e policisë së trafikut tregojnë se ka një rënie prej rreth 15 përqind të vdekjeve në krahasim me vitin e kaluar.

Nga numri total i aksidenteve 4248 të ndodhura për tre muajt e parë të këtij vitit, 1598 kanë përfunduar me persona të lënduar ndërsa 2632 me dëme materiale.

Në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kishin ndodhur 4 528 aksidente, ku prej tyre 1 582 me persona të lënduar ndërsa 2924 me dëme materiale.

Ndërsa vetëm gjatë 24 orëve të fundit, në gjithë territorin e vendit kanë ndodhur 48 aksidente trafiku, prej të cilave 18 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 30 të tjera me dëme materiale./IndeksOnline/

Asnjë koment

Comments are closed.